Historiku
HISTORIA
Historiku i Swiss Medical Center Tirana
Laborator/Klinikë Mjekësore “Swiss Medical Center Tirana” hapi dyert në Tiranë më 1 gusht të vitit 2018, duke nisur aktivitetin si një klinikë mjekësore dhe diagnostikuese me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore, laboratorike për pacientët në Shqipëri.
Në fillim, klinika u fokusua në krijimin e një baze solide të shërbimeve laboratorike, duke integruar teknologjinë moderne dhe një ekip mjekësh dhe laborantësh profesionistë të përkushtuar në këtë fushë. Favorizuar dhe nga lokacioni I përshtatshëm për tu identifikuar nga të gjithë pacientët e kësaj fushe Swiss Medical Center që në fillimet e saj I bindi cdo pacient në misionin, vizionin dhe filozofinë që ajo mbart.
Kulmi i zhvillimit të Swiss Medical Center erdhi në fund të vitit 2019, kur u zgjeruan ndjeshëm kapacitetet e laboratorit dhe u shtuan shumë gama e analizave të specializuara. Ky zgjerim solli një rritje të besimit nga pacientët dhe bashkëpunëtorët në fushën e mjekësisë.
Gjatë viteve 2020 dhe 2021, fluksi i pacientëve arriti nivele rekord, si rezultat i nevojës së shtuar për teste diagnostikuese dhe shërbime laboratorike në përgjigje të pandemisë globale COVID-19.
ROLI YNE
Swiss Medical Center luajti një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe, duke ofruar
- Testime të shpejta dhe të sakta për COVID-19, si dhe analiza të tjera kritike për shëndetin publik
- Shërbime të personalizuara për pacientët dhe institucione të ndryshme shëndetësore.
Falë përkushtimit të palodhur ndaj cilësisë dhe shërbimit, Laboratori/Klinika Mjekësore “Swiss Medical Center Tirana” u konsolidua si një nga klinikat më të besueshme diagnostikuese në vend, duke mbetur një pikë referimi për kujdesin shëndetësor edhe pas periudhës pandemike.
ROLI YNE
Swiss Medical Center luajti një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe, duke ofruar
- Testime të shpejta dhe të sakta për COVID-19, si dhe analiza të tjera kritike për shëndetin publik
- Shërbime të personalizuara për pacientët dhe institucione të ndryshme shëndetësore.
Falë përkushtimit të palodhur ndaj cilësisë dhe shërbimit, Laboratori/Klinika Mjekësore “Swiss Medical Center Tirana” u konsolidua si një nga klinikat më të besueshme diagnostikuese në vend, duke mbetur një pikë referimi për kujdesin shëndetësor edhe pas periudhës pandemike.

MISIONI
Misioni i Swiss Medical Center Tirana
Misioni i Laborator/Klinikë Mjekësore “Swiss Medical Center Tirana” është të përmirësojë cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri duke ofruar shërbime diagnostikuese dhe laboratorike të standardeve më të larta ndërkombëtare.
Saktësi dhe besueshmëri në të gjitha analizat dhe raportet mjekësore.
Përkushtim ndaj pacientëve, duke ofruar një eksperiencë pozitive dhe shërbime që plotësojnë nevojat shëndetësore.
Përdorimin e teknologjive më të avancuara, për të garantuar rezultate të shpejta dhe të sakta.
Mbështetje për komunitetin, përmes promovimit të ndërgjegjësimit shëndetësor dhe parandalimit të sëmundjeve.
Duke u bazuar në profesionalizëm dhe etikë të lartë, Laborator/Klinikë Mjekësore Swiss Medical Center Tirana synon të ndërtojë një kulturë të fortë të besimit, duke kontribuar në rritjen e standardeve shëndetësore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për çdo pacient. SwissMedical Center është një Laborator/klinikë Mjekësore me mission të dedikuar për sigurimin e cilësisë mjekësore dhe kujdesit të pacientëve, me vëmendje të veçantë ndaj cilësisë dhe sigurisë. Trajtimet diagnostikuese dhe terapeutike realizohen sipas standardeve më të larta. Mjedisi i përshtatëm, komod, si dhe kujdesi i integruar i pacientëve, krijojnë kushtet më të mira për një shërim të plotë të pacientit. Kjo është ajo që na bën të ndihemi krenarë, ky është angazhimi ynë i përditshëm dhe këtu fitojmë forcën tonë mbi konkurrencën duke treguar një përkujdesje të pakrahasueshme për pacientët tanë në çdo moment.